Bregu: Të mos kthehet retorika e bojkotit
07 / 02 / 2013, 11:38

Ministria e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu ka pritur sot në një takim Zv.kryeministren për cështjet europianë të Maqedonisë, Teuta Arifin.
“Sot shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve tona, të cilat kanë tashmë një perspektivë të qartë europiane. Vendet tona e shohin integrimin si një proces të bazuar në merita”, tha Bregu.
“Ndërkombëtarët kanë në vëmendje procesin e zgjedhjeve, se si do zhvillohen zgjedhjet. Duhet të mos ketë kthim në retorika bojkoti sic ndodhi në 2009 kur humbësi Rama nuk pranoi rezultatin. Partnerët europianë janë të interesuar që retorika e kontestimit të zgjedhjeve pa fakte të mos përsëritet”, tha ajo.
“Shqiptarët janë jo vetëm faktor konstruktiv dhe integrues për rajonin por edhe faktor bashkëpunimi kudo që ata ndodhen”, vijoi Bregu.
Ndërsa nga ana e saj zonja Harifi u shpreh se vendet tona duhet të punojnë për të unifikuar standardet e BE dhe të vazhdojnë drejt kësaj rruge.
“Unifikimi i standardeve ka për qëllim vendosjen e stabilitetit ekonomik dhe politik për vendet tona. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojnë kështu për të ardhmen e përbashkët në BE”, tha ajo.
Harifi shtoi se duhet “Të përfundojmë sa më shpejt rrugëtimin në BE, por kjo varet nga angazhimet e secilit shtet”.





