Borchardt: Kosova ka aspiratë evropiane
11 / 02 / 2013, 15:42
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it.
“Ne jemi në një proces të reformave demokratike evropiane, dhe Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës, së bashku me EULEX-in, në këtë fazë të re të shtetit të Kosovës do të punojmë bashkërisht për implementimin e gjithë agjendës që e kemi para nesh. Besoj në sukses, me gjithë sfidat që do t’i kemi. Por, energjia jonë është një energji e suksesit, e punës së përbashkët dhe e rrugës evropiane për Kosovën dhe rajonin” theksoi Kryeministri Thaçi pas takimit që zhvilloi sot me shefin e ri të Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt.
Ndërsa, shefi i ri i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, pas takimit me Kryeministrin theksoi “Kryeministri dhe unë ramë dakord se është e një rëndësie të veçantë që institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe EULEX-i të kenë bashkëpunim të ngushtë”.
“Ne kemi partneritet, dhe partneriteti sjell përgjegjësi për të gjitha palët,” tha shefi i EULEX-it Bernd Borchardt, duke shtuar se “EULEX-i është pjesë e familjes së Bashkimit Evropian këtu, dhe se Kosova ka aspiratë evropiane.





