Shqip   •   English   •   Srpski

Bigfoot ekziston!!!

14 / 02 / 2013, 18:42

Bigfoot ekziston!, të paktën këtë e pohon revista shkencore Science World Report. Shkencëtarët si pohohet në këtë hulumtim kanë thënë se kanë gjetur prova të Hominidit gjigant, në ADN-në e studiuar në shumë vende të botës.

 

bigfoot_2013

Studimi pesë vjeçar është përmbledhje e analizave të 111 krijesave njerëzore dhe është realizuar në 34 pika hulumtuese në hiq me pak se 14 shtete amerikane dhe dy provinca kanadeze.

Shkencëtarët kanë ndarë dhe studiuar 10 pjesëza të gjenomeve mitokondriale, krahas studimit të tri gjenomeve nukleare.

Ata kanë mbledhur çdo gjë për të analizuar ADN-në e njeriut nga të gjitha aspektet. Kanë studiuar mostra gjaku, lëkure, flokësh etj.

Sido që të jetë, shkencëtarët janë të bindur se Bigfoot ka ekzistuat dhe se në fakt ai ka qenë një hibrid apo përzierje e homosapiiensit modern me paraardhësit e tij. Ekipi ka emërtuar bigfoot-in, homosapienskognatus.



Komento