Berluskoni me të fejuarën 27-vjeçare
13 / 02 / 2013, 19:17
E fejuara e ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskonit, Francesca Pascale, pas disa muajve që kishte munguar, është rishfaqur prapë në publik, e për këtë është zgjedhur një revistë e familjes, revista “Chi”, kun ë një shkrim, Francesca flet për takimin e parë me “Kavaljerin”, pra me Berluskonon.

“President, sa i bukur që jeni!”, ishte fjalia e 27 vjeçares drejtuar Berluskonit më 5 tetor 2006, në një takim të rastësishëm të tyre. “Zonjushë, jeni e sigurt që shihni mirë?!”, ishte përgjigjja jo pa shaka e “Kavaljerit”.
Ajo ka folur edhe për shpërnguljen e saj nga Napoli në Milani, për të jetuar me të dashurinë e sja, menjëherë pas vdekjes e së ëmës nga tumori.
Francesca 27 vjeç, dhe Silvio 76, bëri publike lidhjen e tyre në nëntorin e vitit të kaluar.





