Friday , 25 April 2014
LAJMET E FUNDIT
Home > EKONOMI > BB për të rinjtë e papunë
BB për të rinjtë e papunë

BB për të rinjtë e papunë

Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë Austriake të Financave, Institutin Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Rrjetin për Zhvillim Ndërkombëtar, organizuan këtë javë një dialog të nivelit të lartë për politikat e “Punësimit të të Rinjve në Evropën Juglindore”.

Ministrat e Punës, Politikave Sociale dhe Rinisë, dhe zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, dhe Serbia u mblodhën së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, qendrave kërkimore dhe përfaqësues të të rinjve për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të perspektivave të punësimit në rajon dhe për të çliruar potencialin e brezit të ri.

Konferenca theksoi shkallën e vazhdueshme të lartë të papunësisë së të rinjve në Evropën Juglindore (EJL), krahasuar me vende të tjera në botë. Në shumë vende, një në dy të rinj është i papunë. Për më tepër, konferenca tërhoqi vëmendjen ndaj numrit të të rinjve që jo vetëm janë pa punë, por edhe pa shkollë. Një në katër të rinj në EJL nuk punon, nuk kërkon punë dhe nuk studion. Edhe kur të rinjtë gjejnë punë, shpesh ato janë punë me rrezik, me orë, apo të përkohshme, apo në sektorin informal, duke i përjashtuar kështu nga sistemi i përfitimeve dhe nga shoqëria në përgjithësi.

Një video për punësimin e të rinjve, që u shfaq në konferencë, e theksoi këtë situatë emergjente. “Nuk kam ndonjë ambicje të tepruar në lidhje me karrierën time. Do të isha shumë i kënaqur nëse puna që do të bëja, do më krijonte mundësi të mbaja veten dhe familjen,” tha në video Dušan Nikolić (21), student në Universitetin e BeograditGazmend Januzi (24), teknik ndërtimi nga Sarajeva, tha: “Për mua do të ishte mirë të gjeja një punë të përhershme me sigurime”.

Politikëbërësit dhe ekspertët janë të së njëjtit mendim se vendet e këtij rajoni janë shumë të kufizuar nga borxhi fiskal dhe ai i huaj. Konsumi dhe investimet në rënie dhe qasja e kufizuar në financime po e keqësojnë situatën aktuale, duke sjellë ndikime të mëdha dramatike në tregjet e punës. Përveç krijimit të vendeve të punës, çështje të lidhura me rregullat e punës, taksimin dhe mospërputhjet në aftësi ndikojnë në mënyrë dispropocionale te të rinjtë, në veçanti, te gratë e reja si edhe të rinjtë që jetojnë në mjedise me dizavantazhe, duke e bërë në përgjithësi më të vështirë për ta që të plotësojnë aspiratat e tyre për punë të mira.

“Shkalla e punësimit të të rinjve është veçanërisht e ulët. Për më tepër, një përqindje e madhe e të rinjve të papunë nuk kërkojnë as punë, as nuk studiojnë. Modeli është komplikuar edhe më shumë nga rënia ekonomike në vazhdim. Si pjesë e përpjekjeve për rimëkëmbje, me shumë rëndësi do të jenë përpjekjet për të shtruar themelet për një rrugë rritjeje më përfshirëse ku të rinjtë të luajnë një rol thelbësor në zhvillimin socio-ekonomik,” tha Vladimir Gligorov, ekonomist i lartë në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw).

Dialogu rreth politikave nxiti një diskutim shumë të hapur, duke ju dhënë mundësi pjesëmarrësve të analizonin dhe diskutonin si politikat e suksesshme, ashtu edhe ato të dështuara. Diskutimi preku politikat makroekonomike, tregjet dhe stimujt, si edhe aftësitë. Aty u vunë në dukje fushat që kishin nevojë për analiza të mëtejshme, zhvillim politikash dhe veprime.

Adresimi i punësimit të të rinjve kërkon një axhendë shumësektoriale. Ajo që mund të funksionojë varet sigurisht nga konteksti i vendit, por padyshim ne mund të mësojmë shumë nga përvoja e rajonit dhe më gjerë. Dhe ne duhet të veprojmë tani me qëllim që të mos lihet pa shfrytëzuar potenciali jashtëzakonisht i madh i forcës së punës së Evropës Juglindore. Sfida e vendeve të punës kërkon përmirësimin e klimës që firmat të lulëzojnë dhe të krijojnë vende pune. Megjithatë, duhet gjithashtu të sigurojmë që punëtorët të jenë të përgatitur si duhet për të qenë në gjendje të përfitojnë nga mundësitë për punë. Reformat kërkojnë këmbëngulje, por në fund të shpërblejnë për këtë këmbëngulje,” tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Vendet e Evropës Juglindore.

Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në Dialogun e Politikave, Harald Waiglein, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë Austriake të Financave, tha: “Ne e mirëpresim forumin e sotëm të nivelit të lartë për “Punësimin e të rinjve në Evropën Juglindore” me politikanë nga rajoni dhe me ekspertë ndërkombëtare për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në lidhje me një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Shkëmbimi i njohurive dhe praktikat më të mira duhet të synojnë arritjen e zgjidhjeve për papunësinë e të rinjve. Ne presim që zyra e Vjenës e Grupit të Bankës Botërore të shërbejë si platformë për një dialog intensiv midis profesionistëve, shkencëtarëve, dhe ekspertëve kombëtare dhe ndërkombëtare”./infoglobi

Komento Ketu

Leave a Reply

Scroll To Top