Shqip   •   English   •   Srpski

Ashton: Pason pjesa më e rëndësishme e dialogut

15 / 02 / 2013, 9:34

Catherine-Ashton_2013
Washington: Përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton ka deklaruar në Washington se gjatë javë së ardhshme pason pjesa më e rëndësishme e dialogut Kosovë-Serbi.

Ashton ka thënë kështu pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry dhe ka shtuar se SHBA janë partner shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të gjetur zgjidhje, njoftojnë mediet e huaja

Ajo ka falënderuar kerrin i cili e ka përgëzuar për përpjekjet që bën në dialogun Prishtinë – Beograd me ndërmjetësim të BE – së, transmeton koha.

“Ajo po punon vyeshëm për lidhjen e dy palëve në mënyrë që të arrihet zgjidha  afatgjate”, ka thënë Kerry.



Komento