Shqip   •   English   •   Srpski

Ashton paralajmëron javë të vështira

06 / 02 / 2013, 19:14

Bruksel:  Para pak çastesh ka përfunduar takimi i dy presidentëve, ai i Presidentës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe homologut të saj nga Serbia, Tomislav Nikolic.

 

bisedimet 06 shkurt _2013

Pas përfundimit të takimit, Nikolic ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka deklaruar se prapa dyerve të mbyllura qëndrimet e tij nuk janë përputhur me ate të Jahjagës, e cila sipas tij flet me ‘fjalorin e mësuar në librat shkollore’.

Në këto çaste është prononcuar edhe Baronesha Catherine Ashton, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, e cila para takimit të përbashkët ‘Ashton, Jahjaga, Nikolic’ kishte mbajtur takimet e ndara me dy presidentët.

“Takimi është mbajtur në frymën e normalizimit të marrëdhënjeve mes dy palëve”, ka deklaruar menjëherë pas takimit Ashton, e cila konsideron se takimi është mbajtur në ‘frymë konstruktive’.

Kemi diskutuar për dialogun e deritashëm të cilin unë e facilitoj dhe që aktualisht mbahet mes dy kryeministrave, ka shpjeguar Ashton. “Dialogu ka prodhuar disa rezultate sinjifikante falë angazhimit konstruktiv të të dy palëve. Tani jemi duke e prekur çështjen e veriut të Kosovës, së këndejmi javët e ardhshme do jenë kritike. Të dytë, Nikolic e Jahjaga kanë siguruar se do të mbështesin edhe më tej dhe do ti përkushtohen dialogut si dhe agjendave europiane”, ka theksuar mes tjerash Ashton.

Ajo ka përsëritur se Kosova e Serbia kanë perspektivë europiane dhe ka ftuar palët të vazhdojnë përpjekjet e tyre drejt Bashkimit Europian./infoglobi



Komento