Shqip   •   English   •   Srpski

Asgjësohet banda shqiptare e kokainës

10 / 02 / 2013, 17:21

Policia skoceze asgjëson një nga grupet më të mëdha të drogës në vend, e drejtuar nga shqiptarë, e cila qarkullonte drogë në shumën e 1.2 milionë stërlinave.

 

banda e kokaines_2013

Një ish-fëmijë refugjati, i ardhur nga Kosova ne 1999, Arben Dumani, u shndërrua ne kreun e nëntokës skoceze të drogës, duke furnizuar qytetet skoceze me kokainë.

Agjencia skoceze e luftës kundër drogës, e survonte që prej një muaj çdo lëvizje të bandës shqiptare të kokaine, duke filmuar gjithçka.

E drejtuar nga “Mr.Big” me fytyrë fëmije, Arben Dumani, 23 vjeç, kjo bandë qarkullonte kokainë në vlerën e 1.2 milionë sterlinave siç njofton gazeta “Sunday Mail” e se dielës, transmeton TCH.

Bosi i saj kishte ardhur dhjete vjeç në Skoci nga Mitrovica, bashkë me të motrën.

Ne kuadër të operacionit policor “Eclipse”, pjesëtaret e tij kanë dalë përpara Gjykatës së Lartë ne Glasgou dhe janë shpallur fajtorë.

Ata janë arrestuar në momentin kur po bëhej transportimi i një sasie kokaine në vlerën e afro çerek milionë sterlinave në qytetin e Gllasgout.

Prokurori i çështjes, Andrju Miller, tha në procesin gjyqësor se ”Dumani dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në dijeni të operacionit policor, por përdornin dorashka plastike për të mos lënë shenjat e gishtërinjve dhe të ADN-se”.

Dumani gjatë tërë kohës tha se ishte i pafajshëm dhe ishte viktimë e Prokurorisë. Edhe motra e Dumanit, Aida 25 vjeçe thotë se vëllai i saj ishte viktimë e sajesave nga Prokuroria dhe se ai nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe se nuk do e lëmë me kaq këtë çështje”.



Komento