Shqip   •   English   •   Srpski

Arrin në 100 numri i tibetianëve të vetë-djegur

14 / 02 / 2013, 13:37

Numri i Tibetianëve në Kinë të cilët i kanë vënë flakën vetes së tyre për të protestuar kundër rregullave të këtij shteti ka arritur në 100.

tibetian

Lobsang Namgyal, një 37 vjeçar i ka vënë vetës flakën gjatë fillimit të këtij muaji në Aba, në provincën Sichuan, dhe ky është personi i 100 që digjet si pasojë e paknaqësisë me sundimin kinez.

“Ky moment historik dhe i zymtë duhet të jetë ndjenjë e turpit tek autoritetet kineze që janë përgjegjës për krizën në Tibet” ka thënë Stephanie Brigden, drejtori i lëvizjes “Tibeti i Lirë”.

Vetësakrifikim është bërë një formë e protestës në vitet e fundit për tibetanët të cilët janë të  pakënaqur me sundimin kinez, dhe kjo nuk tregon shenja rënieje.

Vetëflijimi në Kinë ka nisur në vitin 2009 kur një murg i ri u vetëdogj në Aba. Në mars të vitit 2011 një tjetër murg i ri e kreu këtë akt./InfoGLOBI/



Komento