Amerika kërkon plan të përbashkët Kosovë-Serbi për veriun
08 / 02 / 2013, 11:24
ShBA-të kërkojnë nga Kosova dhe Serbia një plan të përbshkët për veriun.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që bashkërisht të formulojnë një plan për veriun e Kosovës, ku do të përfshihet edhe zhbërja e strukturave paralele. Këtë e ka thënë Ian Kelly, (në foto) ambasador i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE.
Në një deklaratë bërë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së lidhur me raportin e shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, përfaqësuesi amerikan në selinë e OSBE-së në Vjenë, ka përgëzuar kryeministrat e të dyja vendeve – Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiqin – për “përkushtimin e tyre ndaj dialogut të ndihmuar nga BE-ja, në Bruksel”, si dhe “vullnetshmërisë së të dyjave, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, që të arrijnë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve”.





