Aksident, 8 të vdekur, 38 të lënduar
04 / 02 / 2013, 15:02

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30.
Yucaipa, Californi: Të paktën 8 persona kanë vdekur ndërsa 38 të tjerë janë lënduar të dielën pasi një autobus ka dalur jashtë kontrollit derisa udhëtonte për në jug të Kalifornisë.
Ekipet emergjente kanë punuar për ti shpëtuar njerëzit e tjerë që kanë mbetur të zënë nga autobusi deri në orët e pasdites
Situata është bërë mjaft kaotike sa ekipet emergjente ende nuk janë në gjendje të japin një numër të sakt të të vdekurve dhe të lënduarve. Megjithatë deri më tani besohet të jenë 8 të vdekur./InfoGLOBI/





