Adele fiton 41 mijë stërlina në ditë
11 / 02 / 2013, 12:15
Ajo është vetëm 24 vjeç e megjithatë ia ka dalë që brenda një viti të bëhet një këngëtare e pasur.
Londër: Me xhepat plot, nëna e re Adele, ka fituar 15 milionë stërlina dhe jo vetëm. Falë këngës së saj të famshme “Someone like you” ajo fiton 14 mijë stërlina në ditë. Tashmë që pritet rikthimi i saj me pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, popullariteti i saj, e rrjedhimisht edhe i portofolit, pritet të rritet edhe më.
Gazeta britanike “Sun” madje shkruan se këngëtarja ka një llogari bankare prej plot 10 milionë e 300 mijë stërlina, transmeton as. Pra këngëtarja, e cila nuk ka shumë dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes e madje ka mbajtur të fshehur edhe emrin e djalit të saj, nuk ka pse të ankohet edhe shumë.





