A është ky alien ? (video)
05 / 02 / 2013, 11:20
Është zbuluar kafka aliene 1000 vjeçare
Gërmimet e një varreze të lashtë në jug të Sonoras së Meksikës kanë zbuluar një sërë skeletësh me kafka të deformuara qëllimisht. Tek 13 prej tyre kanë qenë deformime të qëllimshme përderisa tek pesë të tjerë kishte gjymtime të nofullës. Deformimet janë bërë qëllimisht për arsye rituale, mirëpo edhe të bëhet dallimi në mes të grupeve të caktuara shoqërore, poashtu edhe tek foshnjat një muajshe. Për këtë qëllim, tek foshnjat një muajshe u vendosnin me presion një dërrasë në kokë që kokat e tyre të jenë të gjata dhe drejta. Kjo dërrasë nuk u largohej për gjashtë muaj rresht. Kjo metodë ishte shumë e rrezikshme dhe tregon se shumë prej tyre që kanë mbartur këtë dërrasë kanë vdekur të rinj si pasojë e shkatërrimit të kafkës- thotë Moreno. Ai poashtu thekson se nuk kanë mundur të gjejnë vecori të ndryshme mes grupeve për shkak se të gjithë ishin të varrosur në të njëjtën mënyrë./InfoGlobi/





