Shqip   •   English   •   Srpski

5 milionë euro gjobë për shpërlarje parash

06 / 02 / 2013, 11:39

euro

Bruksel: Të punësuarit do të mund të dënohen 5 milionë euro kurse kompanitë si bankat do të gjobiten me 10 % të të hyrave të gjithëmbarshme në rast se i shkelin rregullat kundër shpërlarjes së parave.

Ky është propozimi i radhës që erdhi nga Komisioni Evropian mirëpo i njëjti nuk u mirëprit nga shumëkush.

Komisionerja Cecilia Mamlstrom e cila është shumë e artikuluar në luftën e saj kundër trafikimit të substancave narkotike, armëve dhe prostitucionit të dhunshëm ka deklaruar se “paraja e ndyrë nuk ka vend në ekonominë tonë”.

Ndërlidhur me propozimin për ndryshimin e sanksioneve ndaj atyre që shpërlajnë paratë pati mendime se “në propozim ligj duhet futur masën e tërheqjes së licencës bankare, atëherë kur banka është e involvuar në aktivitete të tilla. Njëherësh nuk duhet lejuar prezencën e njerëzve të menaxhmentit të saj që të jetë prezent nëpër borde publike, kurse në të njejtën kohë të tillët duhet të denoncohen me qëllim që të turpërohen publikisht”.

Në kuadër të masave të reja është propozuar që tregtarët e gjërave me vlerë si diamantet duhet ta hetojnë ‘backgroundin’ e klientit të tyre dhe të raportojnë sa herë që lëshohet çeku në vlerë prej 7500 eurosh e më lart.

Për kazinot ndërkaq, përfshirë këtu kazinot online duhet të bëhet vërtetimi (hetimi) i çdo transaksioni mbi 2000 euro.

Gjobat janë caku e për imlpelemtimin e tyre ky draft ligj i ri fton shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të krijojnë ‘njërsitë financiare të inteligjencës’ që të shkëmbejnë informatat ‘në mënyrë spontane apo në bazë të kërkesës’.

Kjo bëhet me qëllim që të identifikohet rruga ndërshtetërore e parave’.

Ky draft është përpjekja e tretë e komisionit evropian që nga viti 2005 dhe ka për qëllim ti ashpërsoj masat me qëllim të parandalimit të shpërlarjes së parave.

Përpjekja e tretë erdhi si rezultat i skandaleve të shumta, të cilat shpaluan vakuumet ekzistuese në sistemin ligjor.

Jo moti është zbuluar se vrasësi i aktivistit rus për luftë kundër korrupsionit kishte shpërlarë dhjetra milionë euro të vjedhura në shtetet si Austri, Cipro, Finlandë etj.
Në dhjetorin e shkuar ndërkaq, ShBA kishte urdhëruar bankën britanike HSBC që të paguajë 1.4 miliardë euro gjobë sepse përmes saj ishin shpërlarë shuma të mëdha parash nga lordët e drogës në Kolumbi e Mexico.

Veç kësaj në gusht ShBA-të po ashtu kanë akuzuar një bankë tjetër britaneze se ‘ka fshehur 201 miliardë euro të transaksioneve ilegale të Iranit’.

Disa eurodeputetë të cilët së bashku me shtetet e Bashkimit Europian po negociojnë finalizimin e draftligjit të propozuar nga Komisioni Europian, kanë ngritur zërin se ‘disa nene të këtij projektligji po shkelin të dhënat e privatësisë’. Mirëpo shumica besonë se masat duhet të ashpërsohen.

Legjislacioni në fuqi i BE-së që tani kërkon nga bankat, notarit, kontabilistët dhe ekspertët ligjor të patundshmërive që të paraqesin raportet e dyshimta të transaksioneve monetare tek autoritetet e tyre shtetërore dhe në BE.

Deri tash në Qipro janë lajmëruar mbi 428 raste, në Austri mbi 1000 kurse Finalanda ka lajmëruar mbi 27000 sosh.

Holanda nxori në shesh ‘paturpësinë’ e Shteteve të Bashkimit Evropian duke lajmëruar gjatë vitit 2009, mbi 160.000 raporte të transaksioneve të dyshimta financiare të kompanive dhe shtetasve tjerë evropian.

Kjo shifër ishte për 17.000 raste më e lart se ajo në Francë dhe për afro 10.000 më e lartë se ajo në Gjermani. Sa i përket ligjit ende nuk është e qartë se a do kalojë ky ligj./InfoGLOBI/

 

 



Komento