21 janari, duam proces të besueshëm
10 / 02 / 2013, 15:40
Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, në një intervistë telefonike për “Top-Channel” rithekson pozicionin e Komisionit Evropian pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për 21 janarin.

Fillimisht, ai përgjigjet pyetjes nëse ky vendim ishte në përputhje me kërkesat e vazhdueshme të Komisionit për për një proces të drejtë e të ndershëm.
”Komisioni evropian ka ndjekur me vëmendje procesin e 21 janarit pas atij zhvillimi tragjik. Dua të rikujtoj se në progres raportin tonë të fundit, për Shqipërinë në Tetor ne kemi bërë thirrje për përfundimit e procesit përmes një procesi të besueshëm. Kjo tregon sa nga afër ne jemi duke e ndjekur këtë rast që dëshmon sa me rëndësi është për ne se si sistemi i drejtësisë është duke funksionuar përfshi këtu edhe zbatimin e shtetin ligjor. Kjo natyrisht është një çështje me rëndësi. Kemi mësuar se vendimi së enjtes është subjekt i një apelimi. Prandaj është e udhës të ndalohet çdo polarizim i kësaj çështje”, deklaroi Stano.





