Shqip   •   English   •   Srpski

2013-a fillon me shi meteorësh

31 / 12 / 2012, 14:32

shi meteoresh

 

Sipas NASA-s, meteorët do të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi afërsisht 145.000 km në orë.
Ashtu si çdo vit, 2013-ta fillon me një shi meteorësh, që njihen me emrin Quandrantids. Ky shi meteor do të jetë në kulmin e vetëmë 3 janar, ndërsa do të zgjasë deri më datën 5.
Nëse kushtet atmosferike e lejojnë, atëherë quadrantids mund të shihen edhe nga njerëzit. Shfaqen zakonisht deri në 40 meteorë në orë që përshkojnë atmosferën e Tokës me një shpejtësi shumë të madhe. Gjithsesi, vlen për t’u përmendur se ka pasur raste ku janë shfaqur deri 120 meteorë.

Sipas NASA-s, meteorët do të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi afërsisht 145.000 km në orë, ndërsa bëhet me dije se do të digjen rreth 80 km mbi sipërfaqen e planetit ton, transmeton alb-observer.
Njerëzit që banojnë në Azi, do të kenë mundësi të shikojnë më shumë meteorë. Ndërsa në vendin tonë, pika kulminante do të jetë më 3 janar, rreth orës 15:00



Komento